Sport Ndërkombëtar

Ferdinand tregon favoritët për titullin e Ligës Premiere

Rio Ferdinand e sheh Manchester Cityn si favorit për ta fituar sërish Premier Ligën (titullin e gjashtë brenda shtatë sezoneve), por tha se Arsenali dhe Manchester United do të jenë rreziku më i madh i Pep Guardiolas në garën për titullin e kampionit.

Legjenda e United e pa rivalin e tij duke e fituar tripletën sezonin e kaluar, pasi City fitoi Premier Ligën, Ligën e Kampionëve dhe FA Cup.

Edhe pse Arsenali e nisi këtë sezon duke e fituar Community Shield, Ferdinand beson se City do ta fitojë titullin e Premier Ligës, pavarësisht se në garë për të do të jenë edhe Arsenali dhe Manchester United.

“Manchester United dhe Arsenali, dy rivalët për titull. Nëse dikush do t’i afrohet Cityt, do të jenë këto dy klube. Ende mendoj që ka dallim mes Manchester United dhe Manchester Cityt, brenda dhe jashtë fushës”, tha Ferdinand.

“Por unë mendoj se Manchester United po shkon në rrugën e duhur. Mund ta shihni se si ata janë qasur në këtë afat kalimtar, ka qenë tejet e mirë”, shtoi më tej Ferdinand.

/Shqip.com