Sport Ndërkombëtar

Ferdinand: Nuk shoh identitet në lojën e Manchester United

Rio Ferdinand

Rio Ferdinand nuk beson që Manchester United mund të triumfojë këtë sezonë në Premierligë.

Ish-futbollisti i “Djajve të Kuq”, në një prononcim për Sky Sport ka shprehur dyshimet e tij, se ky ekip mund të garojë me “peshqit e mëdhenjë”,  shkruan Shqip.com.

 “Jam i ulur tani dhe nuk mendoj se mund të sfidojmë këtë ligë(këtë sezonë). E shikoj ekipin tonë çdo javë duke pyetur veten se çfarë do të bëjmë taktikisht? Nuk shoh ndonjë filozofi apo identitet në mënyrën e lojës së Manchester United, çfarëdo që duhet të jetë nga menaxhmenti”, ka thënë ai ndër të tjera.

Ai po ashtu ka shtuar se ka qenë gjithmonë skeptik nëse Ole Gunnar Solskjaer mund ta drejtonte Unitedin drejtë  titullit të kampionit.

Rio Ferdinand

“Gjithmonë kam qenë disi skeptik, se a mund Ole të merrte Unitedin për t’i bërë kampionë? Nuk isha plotësisht i bindur, nuk isha i sigurt se ai mund ta bënte këtë”, tha për fund, Rio.

43 vjeçari konsiderohet si njëri nga qendërmbrojtësit më të mirë në historinë e klubit anglez, ndërsa aktualisht është analist dhe ndihmës-komentator në “Sky Sport”.

Atkualisht, Manchester United gjendet në pozitën e gjashtë në Premierligë, me 17 pikë të grumbulluara, pas 11 ndeshjeve të zhvilluara. 11-të më pak se Chelsea që është lidere në ishull./Shqip.com