Sport Ndërkombëtar

Ferdinand i “tregon” Manchester Cityt disëka për Ligën e Kampionëve

Ish-mbrojtësi legjendar i Mancehster United, Rio Ferdinand, ka foli për “BT Sport” pas ndeshjes që Manchester City e fitoi ndaj Arsenalit me rezultat bindës 4-1.

“Manchester City mund të fitojë çdo ndeshje që duhet të përballet dhe e ka treguar këtë edhe në sezonet e fundit, por në Champions League skuadra fantastike është Real Madrid”, ka thënë Ferdinand.

“Pavarësisht se si ‘Los Blancos’ arrijnë në atë ndeshje, ne e dimë historinë që ata kanë në këtë garë dhe ata mund të bëjnë një performancë të shkëlqyer nga asgjëja. Ata kanë lojtarë të klasit botëror dhe me përvojë për t’u përballur me Manchester City”, është shprehur Rio Ferdinand.

/Shqip.com