Lajme

Ferati: Për momentin gjendja është e menagjueshme, rrugët janë të qarkullueshme

Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati ka thënë se në qytetin e Istogut është e menagjushme dhe rrugët janë në qarkullim.

“Reshjet mëdha qe pasuan natën e mbrëmshme, si dhe sot gjatë ditës shkaktuan vërshime në shumë zona si në: Qytetin e Istogut, Vrellë, Studenicë, Orroberdë, Kaliqan, Baicë, Lluga/Llukafc, Tomoc, Prigodë, Drejë, Shushicë, Kërrninë. Për momentin gjendja është e menagjueshme, rrugët janë të qarkullueshme, dëme ka të konsiderueshme në ekonomitë familjare, biznese, në bujqësi” ka bërë të ditur Ferati.

Më tutje i pari i komunës së Istogut ka bërë të ditur se ditëve në vijim, komisionet do të dalin ne teren që të bëjnë vlerësimin e dëmeve të shkaktuara.

Për shkak të reshjeve të shiut që kanë kapluar pjesën më të madhe të vendit ditëve të fundit e të cilat pritet të vazhdojnë edhe gjatë ditës së sotme dhe nesërme, IHK-ja ka paralajmëruar vërshime në disa zona të Kosovës.

Sipas IHK-së, më të theksuara do të jenë nëpër disa pjesë të Kosovës, sidomos në Dukagjin (Gjakovë, Junik, Deçan, Pejë, Istog, Klinë, Malishevë, Rahovec), pastaj pjesa Veriore, qendrore, jugore edhe ajo lindore e vendit.

/Shqip.com