“Fenomeni” bëhet pronar i klubit ku e nisi karrierën si futbollist

“Fenomeni” ka ende peshë në botën e futbollit.
Nga futbolli aktiv u largua në vitin 2011, por dashuria për këtë sport nuk i humbi kurrë.
Ronaldo Nazario është pronari i ri i Cruzeiro-s, skuadrës braziliane ku ai mori famë dhe i shërbeu si trampolinë për një transferim në Evropë.
Marrëveshja u nënshkrua të shtunën në Sao Paulo, me më shumë detaje që do të konfirmohen në ditët në vijim.
Synimi i Ronaldos është të kthejë Cruzeiron në ligën më të lartë të futbollit brazilian, pasi ka rënë nga kategoria në vitin 2019.
“Jam shumë i lumtur që e përfundova këtë “operacion”. Ne kemi shumë punë për të bërë. Nuk ka asgjë për të festuar ende, por ne sjellim shumë punë të palodhur dhe ambicie për ta bërë Cruzeiron të madh përsëri”, u shpreh legjenda e futbollit brailian.

Ndërsa, në postimin e bërë në instagram ai ndër të tjera shkroi:
“Është radha ime të përpiqem të hap dyert për ekipin. Jo si hero. Jo me superfuqi për të ndryshuar realitetin vetëm. Por me përgjegjësi të madhe. Me menaxhim inteligjent dhe të qëndrueshëm për rritje afatmesme dhe afatgjatë.
Nuk i kam të gjitha përgjigjet për pyetjet që i bëj vetes dhe ndoshta nuk do t’i kem të gjitha përgjigjet për pyetjet që do të më bëni ju”, ka shkruar ai në një letër të hapur drejtuar fansave.
Ajo që di është se fëmija që mësoi në Cruzeiro se ëndrrat mund të realizohen sot më bën të besoj se është e mundur të shpëtojmë klubin nga kriza e tij”.
Cruzeiro bëhet skuadra e dytë në pronësi të Ronaldos, pasi paraprakisht ai kishte blerë aksionet Real Valladolid, skuadër e cilaluan në LaLiga Smartbank – pas rënies nga LaLiga Santander në 2020/21./Shqip.com