Sport Ndërkombëtar

Fenerbahce me ofertë për Rashicën

Mediat turke bëjnë të ditur se Fenerbahce ka dërguar ofertë drejt Norwichit për Milot Rashicën.

Sipas medias Sozcu, gjiganti turk i ka ofruar tetë milionë euro Norwichit për shërbimet e yllit kosovar.

Gjithashtu, raportohet se të afërmit e Rashicës janë takuar me përfaqësuesit e Fenerbahces dhe takimi ka shkuar mirë.

Kujtojmë se sezonin e kaluar, Rashica e kaloi te Galatasaray në huazim duke e fituar titullin e kampionit.

Vetë futbollisti kosovar kishte thënë se në Turqi do të luante vetëm për Galatasarayn.

/Shqip.com