Lajme

Fëmija në Gjilan plagos aksidentalisht babanë

Ilustrim

Një plagosje aksidentale raportohet se ka ndodhur të premten rreth orës 15:00 në fshatin Livoq i UItë i Gjilanit.

Sipas policisë, një person ka pranuar tretman mjekësor pasi derisa ishte duke e pastruar armën, nga pakujdesia dyshohet se fëmija i tij e ka shkrepur atë dhe e ka qëlluar.

Arma ishte e llojit pushkë ajrore dhe për të viktima nuk posedon leje.

Arma i është sekuestruar ndërsa me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt./SHQIP.com