Lajme

Fëmija me sindromën Down, u sulmua dhe u hodh në ujë nga përfaqësuesi i OJQ-së në Pejë

Një fëmijë me sodomën Down, është sulmuar fizikisht nga përfaqësuesi i qendrës së OPFAKOS në Pejë.

Kjo është bërë e ditur nga organizata Down Syndrome Kosova, përmes rrjetit social Facebook.

Sipas njoftimi, dëshmitari i pranishëm M.M (i gatshëm të dëshmoj para organeve kompetente) raportoj se I.B me datë 6 korrik 2023 në hapësirë publike, plazh në Velipojë, ka ushtruar dhunë fizike dhe më pas e ka hedhur në ujë fëmijën duke ia rrezikuar jetën.

Këtë DSK, thotë se e kanë pranuar edhe prindërit, por që ata nuk kanë pranuar ta denoncojnë rastin.

“Si DSK, kemi kontaktuar  prindin e fëmijës i cili e ka konfirmuar që personi në fjalë ka ushtruar dhunë ndaj fëmijës së tij, por për arsye të panjohura për ne (DSK),  prindi nuk ka pranuar të  denoncoj rastin”, thuhet tutje në njoftim.

“Që nga pranimi i këtij informacioni, DSK ka provuar të kontaktoj përfaqësuesit e OPFAKOS ku ka kërkuar që organizata në fjalë të trajtoj rastin konform normave ligjore, por nga përfaqësuesit e tyre kemi marrë përgjigje që qendra e OPFAKOS në Pejë nuk vepron nën ombrellën e OPFAKOS. Deri më tani e kemi pasur të pamundur të kemi informacion mbi funksionimin e kësaj qendre në Pejë, ku e njëjta ka organizuar këtë  aktivitet në Velipojë”.

DSK ka dënuar ashpër veprën e kryer nga z.I.B si dhe i bëjmë thirrje të gjitha organeve ligjzbatuese që rasti në fjalë të trajtohet në mënyrë të drejtë dhe profesionale.

/Shqip.com