Sport Ndërkombëtar

Felix është i “paprekshëm” në Atletico

Joao Felix

Atletico Madrid nuk e ka ndërmend të heq dorë nga Joao Felix.

Skuadra spanjolle ka hedhur poshtë të gjitha ofertat të bëra në drejtim të tij – në këtë merkato të verës.

Fabrizio Romano raporton se ai konsiderohet i “paprekshëm” te skuadra madriliene – edhe nëse ofrohen 100 milionë euro.

Teksa, Simoene ka deklaruar se “Joao është në momentin më të mirë – që kur kemi filluar të punojmë së bashku. Ai është më shumë më i pjekur, më i ofrtë dhe ka siguri në vete”.

Feliz ka zhvilluar katër ndeshje në kampionatin aktual të La Ligës – teksa ka regjistruar tri asistime.

Ky është sezoni i katërt me fanellën e “Los Colchoneros” – me të cilët e ka fituar një herë La Ligën.

Felix ka kontratë me Atleticon – deri në vitin 2026, ndërsa në “Transfermarkt” vlerësohet 70 milionë euro.

22 vjeçari konsiderohet si një futbollist me të ardhme të ndritur dhe ftohet rregullisht nga kombëtarja e Portugalisë./Shqip.com