Rozë Ndërkombëtar

Fejohen Shawn dhe Camila? Këngëtarja zbulon si qëndron e vërteta

Camila dhe i dashuri,

Shawn Mendes dhe Camila Cabello janë një nga çiftet më të preferuar aktualisht, për shkak se kanë një lidhje të shëndetshme dhe larg skandaleve mediatike.

Së fundmi ka qarkulluar me shpejtësi lajmi se ata mund të jenë fejuar, ku shkak u bë një video e postuar nga Camila në TikTok.

Në videon në fjalë ajo shfaqet duke kërcyer me këngën e saj “Don’t go yet” dhe në dorën e majtë shihet se mban një unazë diamanti.

Pas asaj menjëherë ndjekësit e saj nisën të mendonin se ajo dhe Mendes janë fejuar.

Mirëpo diçka e tillë nuk është e vërtetë dhe këtë e zbuloi vetë artistja e ftuar në emisonin e Jimmy Fallon.

E pyetur rreth videos ajo u përgjigj: “Ohh, ky është lajm? Jo, njerëz. Ai nuk më ka propozuar dhe unë nuk jam e fejuar”, deklaroi këngëtarja.

Camila shpjegoi më tej se ajo nuk e mban mend se në cilën dorë mbahet unaza e fejesës dhe se ky ishte një gabim i madh.

“Prindërit e mi janë të martuar dhe të dy i kanë humbur unazat, kështu që as nëna ime nuk mund të ma tregonte.Ajo mund të më shpëtonte nga kjo gjë, por ajo nuk mund ta bëj, sepse as ajo nuk e di”, u shpreh këngëtarja./SHQIP.com