Lajme

Fehmi Kupina zgjedhet kryetar i Kuvendit Komunal të Prishtinës

Fehmi Kupina- kryetar i Kuvendit Komunal të Prishtinës

Fehmi Kupina, nga Lidhja Demokratike e Kosovës është zgjedhur Kryesues i Kuvendit Komunal të Prishtinës, shkruan Shqip.com.

Zgjedhja e Kupinës në krye të Kuvendit të Prishtinës pati sukses tek herën e tretë, pasi që në dy herat e para dështoi në mungesë të votave.

Kupina, para asamblistëve u zotua për punë dhe përgjegjësi duke theksuar se “qytetari i Prishtinës, do të jetë kryefjala e çdo zhvillimi në kryeqytet”.

“Plani ynë është i qartë. Qytetari i Prishtinës do të jetë kryefjala e çdo zhvillimi. Bashkë do t’i zgjedhim projektet e do t’i mbikëqyrim bashkë. Bashkë do t’i gëzojmë”, ka thënë Kupina.

Mbledhja e Kuvendit Komunal të Prishtinës

Pro zgjedhjes sëë Kupinës votuan 25 asamblistë, nga 42 sa ishin prezent në sallë.

Theksojmë se më 7 dhjetor, Përparim Rama nga Lidhja Demokratike e Kosovës mori zyrtarisht detyrën e kryetarit të Prishtinës nga ish-kryetari i kësaj komune, Shpend Ahmeti./Shqip.com