Sport Ndërkombëtar

Federer pritet të luajë ndeshjen e fundit të premten

Roger Federer

Karrierës së madhe të Roger Federer do t’i vije fundi të premten.

Federer ka konfirmuar se ndeshja finale e karrierës së tij të shkëlqyer do të jetë në dyshe në Laver Cup në Londër të premten mbrëma.

20-herë fituesi i Grand Slam tha javën e kaluar se do të tërhiqej në eventin ekipor, i cili fillon të premten.

Roger Federer

Ai ka luftuar me një problem në gju dhe nuk ndihet i aftë të luajë teke.

“Është një ngjarje me të cilën nuk dua të ngatërroj, por i di kufizimet e mia”, tha 41-vjeçari zviceran, i cili shpreson të bashkohet me rivalin e vjetër Rafael Nadal.

Italiani Matteo Berrettini, alternativa e parë për turneun ekipor, do të zërë vendin e Federerit gjatë fundjavës.

Roger Federer

Ndeshja e fundit konkurruese e Federer ishte një humbje nga Hubert Hurkacz në çerekfinalet e Wimbledonit të vitit të kaluar./Shqip.com