Sport Ndërkombëtar

Federer kthehet në Wimbledon

Roger Federer

Vetëm pak ditë më parë, legjendari Roger Federer i dha lamtumirën tenisit të luajtur, por duket se ai nuk mund të qëndrojë larg fushave të lojës.

“Do të më pëlqente shumë të rikthehesha në Wimbledon”. Ka qenë kjo deklarata e dhënë nga tenisti zviceran Roger Federer këtë vit, në festimet për 100 vjetorin e këtij eventi që zhvillohet në Londër.

Sipas mediave britanike, kjo dëshirë e “King Roger”, i tërhequr nga sporti një muaj më parë, mund të realizohet. Me shumë gjasa, fituesi 8 herë i këtij grand slam, mund të jetë pjesë e stafit që do të komentojë ndeshjet kryesore. “Federer mban rekordin e titujve të fituara në Wimbledon dhe e adhuron këtë turne, që e konsideron të preferuarin e tij. Ai mund t’i bashkohet skuadrës së komentatorëve në këtë turne”, thanë organizatorët e grand slam-it londinez.

/Shqip.com