Sport Ndërkombëtar

Federer dhe modestia e tij, tregon çfarë i ndodhi në Majami

I tërhequr nga sporti tetë muaj më parë, Roger Federer po shijon një jetë tjetër, pa stresin dhe presionin e fushës. Ai ndjek ndeshjet dhe kolegët e tij, por nuk lë pas dore edhe aktivitetet e ndryshme të bamirësisë në ndihmë të fëmijëve. Së fundi, ish-numri 1 në botë, ka folur për problemet fizike që ka Rafael Nadal, që vendosi të mos luajë në grand slam e Roland Garros.

“Do të më mungojë shumë fakti që nuk do të shoh Rafael në një turne si ai i Roland Garros. Ky grand slam nuk ka kuptim pa praninë e tij”, tha Federer.

“Roland Garros+Rafael Nadal=me rezultate të jashtëzakonshme”, shkruan Federer në rrjetet sociale, duke shtuar: “Edhe mua më mungon, ashtu sikurse u mungon fansave të tij. Gjithsesi, më vjen mirë që po i jep mundësi dhe kohë trupit të tij të rikuperojë, në mënyrë që të na dhurojë sërish fitore magjike”.

Në fund, zvicerani tregoi edhe një ngjarje e këndshme që i ndodhi në Majami, ku e ngatërruan

pikërisht me Nadal. “Isha në garën e Majamit të Formula 1 pak ditë më parë dhe më afrohet një djalë, që më thotë: z. Nadal, mund të bëjmë një foto? I thashë që nuk jam Nadal dhe ai u largua pa e bërë foton me mua”.

/Shqip.com