Federata Evropiane e Gazetarëve: Prindon ndali sulmet ndaj gazetarëve
Publikuar:
(10.02.2022 11:11:59)

Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ) i ka bërë thirrje Prindon Sadriut i cili është burri i Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani që të ndaloj sulmet denigruese ndaj gazetarëve.
Prindon Sadriu kishte deklaruar se një pjesë e mediave ishin të lidhur me krimin e organizuar dhe se paguheshin nga Federata Ruse me qëllim që të dëmtojnë imazhin e Presidentes së Kosovës duke botuar lajme të sajuara ndaj saj.
Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Evropiane të Gazetarëve, Ricardo Gutierrez ka kërkuar që Prindoni të përmbahet.
“EFJ i bën thirrje Prindon Sadriut t’i ndalojë sulmet e vazhdueshme ndaj gazetarëve”, ka shkruar ai./Shqip.com