Sport Ndërkombëtar

Federata e Futbollit e Turqisë, mesazh për Calhanoglu

Pas marrjes përsipër të organizimit të finales së madhe të UEFA Champions League, tifozët turq patën dhe një arsye tjetër për të festuar, me kapitenin e Kombëtares së tyre, Hakan Calhanoglu, i cili ishte një ndër finalistët e mbrëmjes së djeshme.

Mirëpo, pavarësisht se “zikaltërit” e Calhanoglu u mundën në finale nga “qytetarët” e Manchester City, Federata Turke e Futbollit ka postuar në profilin zyrtar në “Twitter” një mesazh dërguar mesfushorit, ku thuhet se Federata është krenare për arritjen e kapitenit të tyre.

“Na bëre krenarë në garën më të madhe të futbollit në Evropë, kapiten! Ne jemi krenarë për ty”, shkruhet në postimin e Federatës Turke.

/Shqip.com