Sport Shqiptar

Federata e Basketbollit e Kosovës merr vendim që të lejohet pjesëmarrja e tifo-grupeve në palestra

FOTO: Kosovo Basketball Federation
FOTO: Kosovo Basketball Federation

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), sot ka marrë vendim që të lejohet pjesëmarrja e tifozëve në mënyrë të organizuar.

Kjo vjen si rrjedhojë e Parandalimit të Dhunës në Sport.

“Kjo si rrjedhojë e njoftimit/rekomandimit nga Këshilli për Parandalimin e Dhunës dhe Dukurive Negative në Ngjarjet Sportive (Këshilli për Sport), ku u potencua se, duke marr parasysh që prej periudhës kur FBK ka marrë vendime në lidhje me tifozëritë (15.12.2022) nuk ka pasur probleme të mëdha, kjo pikë mund të shfuqizohet”, thuhet në njoftim.

Prandaj, deri në vendim tjetër, lejohet pjesëmarrja në mënyrë të organizuar dhe me çfarëdo shenje dalluese e të gjitha grupeve të tifozëve në ndeshjet e basketbollit të organizuara nga FBK.

/Shqip.com