FC Vjosa e siguron biletën për në Ligën e Parë
Publikuar:
(21.05.2022 18:37:14)

FC Vjosa edhe zyrtarisht ka siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Parë.
Skuadra nga Shtimja ka triumfuar ndaj Bashkimit me rezultat 3-0 për të arritur qëllimin kryesor të këtij sezoni.
Golat në këtë ndeshje u realizuan nga Ardit Gashi, Përparim Livoreka dhe Altin Vojvoda.

Në total – kjo ishte fitorja e 20-të në këtë sezon – krahas katër barazimeve dhe tri humbjeve.
Tashmë, Vjosa kryeson në tabelë – me 65 pikë, një më shumë se Rilindja 1974 e vendit të dytë.
Por, përkundër këtij seksesi – qështja e titullit do të vendoset në xhiron e fundit, pasi ende gjith֛ka mbetet e hapur. /Shqip.com