Sport Shqiptar

FC Shkupi merr një vendim interesant pas tërmetit në Turqi e Siri

FOTO: FC Shkupi
FOTO: FC Shkupi

Reagimet pas tërmetit që tronditi Turqinë dhe Sirinë janë nga më të ndryshmet dhe ato nuk kanë munguar as në botën e futbollit.

Së fundi, një vendim interesant e ka marrë skuadra shqiptare e futbollit në Maqedoninë e Veriut, FC Shkupi.

“Klubi ka vendosur që në shenjë respekti për të gjitha viktimat e tërmetit në Turqi dhe Siri deri në fund të sezonit ekipi t’i luajë ndeshjet me fanellat e zeza”, thuhet në komunikatën e publikuar në faqen zyrtare të FC Shkupi.

Turqia dhe Siria u goditën nga një tërmet katastrofal, që mori më shumë se 40 mijë jetë njerëzish dhe në shenjë zie për këtë tragjedi kampioni i Maqedonisë së Veriut, skuadra shqiptare Shkupi ka vendosur të ndërrojë fanellën.

Pronarët e Shkupit, të cilët janë investitorë nga Turqia, në shenjë nderimi për familjet, vendosën deri në fund të sezonit që lojtarët e tyre të luajnë me fanella për nder të viktimave.

/Shqip.com