Sport Shqiptar

FC Shkupi: Lojëra të ndyra janë luajtur me ne që nga fillimi i sezonit

FC Shkupi ka reaguar sot përmes një video mesazhi ku sqarojnë, sipas tyre, padrejtësitë e bëra ndaj klubit të tyre.

Nga ky klub hedhin dyshime mbi mënyrën se si institucionet e futbollit në vend po e trajtojnë Shkupin, duke e krahasuar edhe me raste të ndodhura tek klubet tjera e që sipas tyre, janë zgjidhur dhe trajtuar ndryshe.

Në mesazhin e Shkupit përmenden edhe rastet e vitit të kaluar në ndeshjet me Shkëndijën e Tetovës dhe incidentet e ndodhura.

Reagimin e plotë të FC Shkupi mund ta ndiqni në videon e mëposhtme!

/Shqip.com