Sport Shqiptar

FC Prishtina me rastin e fitimit të Kupës së Kosovës, mirëpritet nga i pari i kryeqytetit, Përparim Rama

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, e ka mirërpitur në zyret e Kuvendit Komunal skuadrën e FC Prishtinës me rastin e fitimit të Kupës së Republikës së Kosovës për edicionin 2022/23.

I pari i kryeqytetit i shoqëruar nga drejtori i Drejtorisë së Sportit në Komunën e Prishtinës, Granit Rugova, e ka përgëzuar klubin kryeqytetas për suksesin e arritur.

Rama dhe Rugova kanë premtuar se do të punojnë në vazhdimësi me drejtuesit e klubit që sukseset mos të mungojnë as në të ardhmen.

Drejtori gjeneral i klubit tonë, Artan Osmani si dhe ai sportiv Driton Krasniqi, e nderuan kryetarin Rama me dhurata simbolike dhe e falënderuan për punën që po e bën rreth sportit në kryeqytet.

/Shqip.com