Sport Shqiptar

FC Prishtina – kampione vjeshtore

FC Prishtina

FC Prishtina është kampione vjeshtore e Superligës së Kosovës në futsall.

Skuadra nga kryqyteti ka qenë fenomenale në nëntë ndeshjet e zhvilluara, duke mos u njoftuar asnjëherë me humbjen.

Bardhëkaltërit kanë regjistruar gjashtë fitore dhe tre baraizme, duke treguar që janë një nga pretendentët kryesorë për tu shpallur kampionë.

Një sfidë derbo e zhvilluan të hënën, përballë Liburnit, në Pallatin e Rinsë dhe Sporteve në Prishtinë, por nuk u dorëzuan as ndaj tyre.

Ani pse kanë pasur probleme me lëndime, kjo nuk u vërejt në fushë.

Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona, njerëz në këmbë, personat duke marrë pjesë në sporte, ambiente të brendshme dhe teksti që thotë "ke mabe 80 grou KOM PRIS vala thnologie group"
Momente nga takimi

Në këtë takim, Prishtina barazoi me rezultat 2-2, kurse ndër futbollistët më të dalluar ishte Mergim Dervishaj.

Dervishaj realizoi një eurogol, ndërsa tash e një kohë është një nga futbollistët më të dalluar të skuadrës.

Në anën tjetër, për skuadrën nga Gjakova kjo ishte disfata e tretë në këtë kampionat./Shqip.com