FC Phoenix – në formë të jashtëzakonshme
Publikuar:
(06.09.2022 18:38:44)

FC Phoneix është “befasia e ëmbël” fillimit të kampionatit – në Ligën e Parë, Grupi A.
Kjo skuadër po kryeson në tabelë – pas tri xhirove të zhvilluara.
Ekipi i udhëhequr nga Gani Metaj – ka shënuar tri fitore rradhazi – për të dhënë sinjale që e synon ngritjen në Superligë.

Golaverazhi 8-2 e tregone dhe më mirë – dominimin e tyre deri më tani – ani pse rrugëtimi është i gjatë.
Phoenix – po ndiqet këmba e këmbes nga Rahoveci – që gjendet një pozitë më poshtë – me dy pikë më pak të grumbulluara.

Teksa, i vetmi klub pa asnjë pikë të vetme është KF Vëllaznimi, që është mposhtur në tri takime dhe gjendet në një gjendje jo të mirë financiare. /Shqip.com