Sport Shqiptar

FC Malisheva në procedurë disiplinore për deklarimin ndaj gjyqtarit Bejtullahu

Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) ka hapur procedurë disipolinore ndaj klubit të futbollit Malisheva.

“Akuzon referin kryesor të ndeshjes dhe referët në VAR se janë koordinuar si dhe kanë kontribuuar për epilogun përfundimtar të ndeshjes (në dëm të FC ”Malisheva”) .

Sipas shkrimeve në rrjete sociale dhe media”, shkruan në raportin e KG të FFK-së.

Klubi i futbollit, Malisheva hodhi akuza të rënda ndaj gjyqtarit të futbollit, Mervan Bejtullahu, për paraqitjen në ndeshjen ndaj Dukagjinit të shtunën.

Në reagimin pas ndeshjes u tha se Malisheva “nuk garanton për sigurinë fizike” të tij dhe të gjyqtarëve të tjerë. Të shtunën, Dukagjini fitoi ngushtë në Klinë me rezultatin 1:0.

Malisheva mbetet në luftën për mbijetesë në Superligë.

/Shqip.com