FC Malisheva mposht ekipin nga Gjeorgjia, Bylbyl Sokoli debuton me fitore
Publikuar:
(23.01.2023 17:49:34)

FC Malisheva e ka zhvilluar sot ndeshjen e parë miqësore në fazën përgatitore në Antalia të Turqisë.
Skuadra kosovare ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj skuadrës nga Gjeorgjia, FC Dinamo Batumi, shkruan Shqip.com.
Ndeshja mes Malishevës dhe ekipi gjeorgjian nisi nga ora 14:30 sipas orës lokale në Kosovë.
Golin për Malishevën e shënoi Alush Gavazaj.
Malisheva ditë më parë e zyrtarizoi edhe trajnerin e ri, Bylbyl Sokoli, i cili e zëvendësoi në këtë pozitë, Sami Sermaxhajn.
/Shqip.com