Sport Shqiptar

FC Malisheva deponon ankesën në FFK ndaj gjyqtarit Mervan Bejtullahu   

FC Malisheva ka njoftuar se ka deponuar ankesë në Federatën e Futbollit të Kosovës, kundër gjyqtarit Mervan Bejtullahu.

Klubi i Superligës së Kosovës paralajmëron ankesë kundër tij, edhe në organet disiplinore të UEFA-s.

“Sot, klubi ka deponuar një ankesë në FFK, kundër referit Mervan Bejtullahu të ndeshjes Dukagjini – Malisheva, e cila u zhvillua fundjavën e kaluar, i cili me vetëdije të plotë, pa etike dhe llogaridhënie profesionale dhe pa përgjegshmëri personale, shkaktoi skandalin e tij të radhës duke dëmtuar rëndë skuadrën tonë me referimin e tij skandaloz, duke prishë imazhin e FFK-së dhe duke kriminalizuar futbollin tonë”, shkruhet në njoftim, përcjell Shqip.com.

“Po ashtu, ne planifikojmë të bëjmë ankesë në organet disiplinore të UEFA-s. Derisa Mervan Bejtullahu bartë emblemën e UEFA-s, është e drejtë e jona që me ankesë t’i drejtohemi UEFA-s dhe është përgegjësi e UEFA-s që të shqyrtohet rasti që ne do të ndërtojmë kundër Mervan Bejtullahut”, shkruhet ndër të tjera në njoftimin e Malishevës.

/Shqip.com