Sport Shqiptar

FC Liqeni – kampion i Kosovës në futsall

FC Liqeni

Për të dytën herë radhazi titulli i kampionit ka zbarkuar në Drenas.

FC Liqeni është shpallur kampion i Superligës së Kosovës në futsall.

Në finalen e play-offit, Liqeni pati punë me Liburnin, të cilin e mposhti me rezultat 2-0 me ndeshje.

May be an image of 7 people, people standing and indoor
Pamje nga ekzeutimi i penaltive

Fillimisht, Liqeni triumfoi 2-5 në Gjakovë, teksa sonte fituan edhe si vendas me rezultat 5-3 në penalti, sepse ndeshja e rregullt mbaroi 4-4.

Ky është një sukses i madh për këtë skuadër, e cila nuk ka shumë vite që është krijuar.

Teksa, tashmë misioni i tyre është suksesi në garat evropiane, ku do të marrin pjesë po ashtu për herë të dytë. /Shqip.com