Sport Shqiptar

FC Liqeni e “deklason” Rahovecin

FC Liqeni shënon fitoren e parë për këtë sezonë

FC Liqeni ka “deklasuar” Rahovecin me rezultat të thellë 12-2, duke treguar edhe njëherë që do jenë “arrë e fortë” në Superligën e Kosovës në futsall.

Në këtë takim, skuadra nga Drenasi ishte më e mirë që nga fillimi, ndërsa gjashtë gola i shënuan në pjesën e parë dhe gjashtë në të dytën, shkruan Shqip.com.

Mund të jetë një imazh i 3 persona, personat duke marrë pjesë në sporte, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme
Momenta nga takimi, FC Liqeni – Rahoveci

Futbollisti më i dalluar në këtë takim, ishte Jakup Ramadani, i cili e tundi rrjetën tre herë.

Kundërshtarët u orvatën me të gjitha forcat për të ngushtuar rezultatin, por nuk arritën asesi të “thyenin” mbrojtjen e ekipit vendas.

Pas këtij takimi, FC Liqeni do të vazhdojë përgatitjet finale për udhëtimin në Ukrainë, para ndeshjeve të UEFA Champions League.

Në tre ndeshje të zhvilluara këtë kampionat, ata kanë një humbje, një fitore dhe një barazim./Shqip.com.