FC Ferizaj nuk ndalet, afër goditjes së dyfishtë
Publikuar:
(15.01.2023 20:35:30)

Skuadra më aktive në këtë afat transferimesh, FC Ferizaj është shumë afër të finalizojë marrëveshjet me dy mesfushorë.
Nga burimet e Shqip.com, brenda klubit, bëhet e ditur se FC Ferizaj ka mbyllur marrëveshjen me skuadrën e Dritës, për dy mesfushorët, Albin Krasniqi dhe Drilon Islami.
Ndërsa edhe kontratat për dy lojtarët e përmendur veçse kanë përmbushur edhe kërkesat e Krasniqit e Islamit.
Skuadra e Ferizajt, deri më tash, zyrtarisht ka transferuar, mbrojtësit Jasmin Mecinovic, Çlirim Avdulli, Filip Gligorov, mesfushorin Besar Iseni dhe portierin Marko Jovanovski.
/Shqip.com