Sport Shqiptar

FC Ferizaj nis misionin për pranverë

FC Ferizaj i ka nisur të mërkurën përgatitjet për stinorin pranveror në elitën e futbollit kosovar, shkruan Shqip.com.

Përgatitjet skuadra i ka nisur nën drejtimin e trajnerit kroar, Andrej Panadic, i cili ditë më parë u rikthye në skuadër duke e vazhduar kontratën.

“Sot skuadra jonë ka filluar përgatitjet për sezonin pranveror nën udhëheqjen e trajnerit, Andrej Panadic. Përgatitjet do të ndahen në dy faza, ku deri më datë 20 janar do të zhvillojmë stërvitjet në terenin e Stadiumit të Qytetit në Ferizaj, pastaj nga data 20 janar do të zhvendosemi në Maqedoninë e Veriut, në qendrën e Dojranit për fazën finale para fillimit të kampionatit. Pjesa pranverore e kampionatit fillon më datë 11 shkurt, skuadra jonë vazhdon të jetë aktive edhe në afrimin e lojtarëve të rinjë, ku deri tash veçse i kemi mbyllur disa marrëveshje, e për të cilat do të njoftoheni në ditët në vazhdim”, ka shkruar faqja e Ferizajt në rrjetin social “Facebook”.

Ferizaj e nis pranverën nga pozita e fundit në tabelë me 13 pikë të grumbulluara.

/Shqip.com