Sport Shqiptar

FC Ferizaj është “ringjallur”

FC Ferizaj

Që kur Arbnor Morina u emërua trajner i FC Ferizaj, gjërat kanë ndryshuar pozitivisht.

Ferizajasit, kanë shënuar gjashtë fitore në gjashtë ndeshjet e fundit, duke u rikthyer përsëri në garën për kreun e tabelës, në Ligën e Parë, Grupi B, shkruan Shqip.com.

Në takimin e fundit, ata fituan në udhëtim ndaj Ramiz Sadikut me rezultat minimal, 0-1.

Ndërsa, golin e vetëm e realizoi, Albion Kurtaj.

Mund të jetë një imazh i 1 person, duke luajtur futboll, në këmbë dhe bar
Momente nga takimi ndaj Ramiz Sadikut

Tashmë, ata gjenden në pozitën e dytë në tabelë, me 20 pikë, një më pak se FC Vushtrria që është lidere.

Pas 11 ndeshjeve të zhvilluara, Ferizaj ka shënuar gjashtë fitore, dy barazime, ndërsa ka edhe tre humbje.

Tashmë, gjasat për rikthim në Superligë janë reale dhe duket që problemet e shumta financiare i kanë lënë prapa krahëve.

Këto ditë, ata e kanë marrë edhe një lajm të mirë, pasi ka arritur bari i ri sintetik, që pritet të vendoset së shpejti.

Ky investim është bërë në bashkëpunim mes kryetarit të FFK-së, Agim Ademit, kryetarit të komunës, Agim Aliut, kryetarit të klubit, Lulzim Abazit dhe kryetarit të LRF, Afrim Haliti./Shqip.com

Gjendja momentale në tabelë, Liga e Parë, Grupi B