Sport Shqiptar

FC Drita “peshkon” te Ballkani, Shqip.com mëson se kampionët e Kosovës mund ta transferojnë këtë futbollist

FC Drita në dy ditët e fundit është përballur me largime të shumta.

Ardian Limani, Lum Namani, Ilir Blakqori, tashmë edhe zyrtarisht janë larguar nga skuadra.

Priten në ditët në vijim edhe largime të tjera.

Ndërkohë, Shqip.com mëson se kryesia e klubit nuk po qëndron duarkryq pas këtyre largimeve.

Mbrojtësi i Ballkanit, Astit Thaqi mund të transferohet te skuadra nga Anamorava.

Thaqi është një ndër lojtarët më cilësor si mbrojtës i majtë në elitën e futbollit kosovar.

Ai është 30-vjeçar dhe më herët ka luajtur edhe për Feronikelin e Ramiz Sadikun.

/Shqip.com