Sport Shqiptar

FC Besa – gjendet në vendin e fundit të Ligës së Dytë

FC Besa, foto nga sezoni i kaluar

FC Besa – dikur ishte “ankth” për skuadrat e Superligës së Kosovës.

Skuadra nga Peja – ishte kampione e Kosovës tri herë radhazi në 2004-2005 / 2005-2006 dhe 2006-2007.

Por, tashmë gjërat kanë ndryshuar drastikisht.

Ky ekip garon në Ligën e Dytë – por as aty nuk po shkëlqen.

Tabela e Ligës së Dytë

Pas dy xhirove të zhvilluara në atë kategori të garave – Besa gjendet në pozitën e fundit.

Dy ndeshje – dy humbje, vetëm dy gola të shënuar – dhjetë të pranuar.

Postimi i fundit në faqen zyrtare të klubit – është me datë 17 gusht – dhe që nga atëherë nuk ka pasur asnjë njoftim zyrtar.

Fakti që Besa garonte në elitën e futbollit kosovar – vetëm dy vite më parë e tregon më së miri “rënien’ e kësaj skuadre./Shqip.com