FC Besa – e fundit edhe në Ligën e Dytë
Publikuar:
(25.09.2022 20:54:47)

FC Besa – dikur ishte “ankth” për skuadrat e Superligës së Kosovës.
Skuadra nga Peja – ishte kampione e Kosovës tri herë radhazi në 2004-2005 / 2005-2006 dhe 2006-2007.
Por, tashmë gjërat kanë ndryshuar drastikisht.
Ky ekip garon në Ligën e Dytë – por as aty nuk po shkëlqen.

Pas pesë ndeshjeve të zhvilluara – Besa ka po aq humbje dhe gjendet në pozitën e fundit.
Postimi i fundit në faqen zyrtare të klubit – është me datë 17 gusht – dhe që nga atëherë nuk ka pasur asnjë njoftim zyrtar.
Fakti që Besa garonte në elitën e futbollit kosovar – vetëm dy vite më parë e tregon më së miri “rënien” e kësaj skuadre./Shqip.com