FC A&N – i zyrtarizon 12-të transfere

Synim e kanë të ngriten në Superligë. Për ta arritur këtë nuk e kanë ndërmend të kursejnë.
FC A&N ka prezantuar 12-të futbollistë, ku nuk mungojnë as emra të njohur.
Drejtuesit e kësaj skuadre duket se do e zbrasin kuletën – vetëm që elita e futbollit të kosovar, të mos jetë ëndërr për ta.
Flamur Shala, Diar Prokshi, Lorent Shala, Salih Kosumi, Armend Ruxhi, Ylli Ibishi, Blerton Tahiri, Bledar Morina, Blendi Morina, Semih Luma janë dhjetë futbollistët që vijnë nga futbolli vendor.
Teksa, Ousmane Bamba dhe Razack Soumahoro janë dy përforcime – që vijnë nga jashtë shtetit.

Në këtë listë – më së shumti përvojë në supe ka Armend Ruxhi, i cili për disa vite ka qenë pjesë e Ballkanit, teksa së fundmi ishte pjesë e Lirisë.
Por, konkurenca në Ligën e Parë, Grupi A është e madhe për tu ngritur në Superligë.
A&N gjendet në vendin e pestë në tabelën klasifikuese, teksa ka grumbulluar 19-të pikë.
Tetë më pak se Trepça 89 që është lidere. /Shqip.com
