FBK publikon orarin e plot të Final 8 Kupës së Kosovës

Final 8 e Kupës së Kosovës në basketboll do të fillojë këtë javë, në Pejë.
Ceremonia hapëse do të mbahet të mërkurën nga ora 19:20.
Në Final 8 do të marrin pjesë tetë skuadrat e Supeligës së meshkujve, katër më të mirat e elitës së femrave dhe katër të Ligës së Parë.
Fillimisht do të zhvillohet përballja ndërmjet Prishtinës dhe Trepçës, në konkurrencën e femrave.
Ky po ashtu është takimi i vetëm që zhvillohet të martën në Prishtinë me fillim nga ora 13:00.
Dueli i parë në Pejë zhvillohet ndërmjet Penzës dhe Bashkimit në kategorinë e femrave, ku të dy skuadrat duan të kualifikohen në finalen e madhe.
Kjo përballje zhvillohet të mërkurën me fillim nga ora 14:00.

Në kategorinë e meshkujve në çerekfinalen e parë përballen Rahoveci dhe Trepça, të mërkurën në ora 17:00.
Skuadra nga Mitrovica është favorite, por Vreshtarët pavarësisht formës jo të mirë në ligë synojnë të kualifikohen në gjysmëfinale.
Derbi ndërmjet Pejës dhe Sigal Prishtinës, dy skuadrave më të trofeshme në Kosovë, zhvillohet po ashtu të mërkurën me fillim nga ora 20:00.
Ndërkohë, kampioni Golden Eagle Ylli do të ketë përballë Dritën, skuadrën e vetme pa fitore në këtë edicion.
Kurse dueli i fundit çerekfinal është ndërmjet skuadrave prizrenase, Prizrenit 16 dhe Bashkimit.
Të premten zhvillohen gjysmëfinalet, ndërsa e diela është e rezervuar për finalet.
Orari i plot i ndeshjeve:
E martë
13:00 Prishtina-Trepça (ndeshja zhvillohet në Prishtinë)
Final 8 në Pejë
E mërkurë
14:00 Penza – Bashkimi
17:00 Grupi B: Trepça – Rahoveci
19:20 Hapja solemne
20:00 Grupi C: Peja – Sigal Prishtina
E enjte
14:00 Istogu – Vëllaznimi (Liga e Parë)
17:00 Grupi A: Golden Eagle Ylli – Drita
20:00 Grupi D: Prizreni 16 – Bashkimi
E premte
14:00 NEW Basket – Vushtrria (Liga e Parë)
17:00 Gjysmëfinalja e parë (Fituesit e grupit B-C)
20:00 Gjysmëfinalja e dytë (Fituesit e grupit A-D)
E diel
12:00 Finalja e Kupës së Ligë së Parë
15:00 Finalja e Femrave
18:00 Finalja e Meshkujve/Shqip.com