Sport Ndërkombëtar

FBK publikon dënimet e atyre që “prishën” finalen    

Komisioni i Garave (KG) i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) ka publikuar vendimet nga ndeshja e pestë finale, mes Trepçës dhe Pejës, e zhvilluar më 18 maj.

Kjo ndeshje u zhvilluar në palestrën “Minatori”, teksa u fitua nga pejanët, të cilët edhe u shpallën kampionë të Kosovës.

Nga kjo ndeshje, klubi i Trepçës është dënuar në total me 1100 euro, kurse, lojtari i tyre, Drilon Hajrizi, me 400 euro.

Pa dënime nuk shpëtuan as anëtarët e klubit të Pejës. Trajneri i kësaj skuadre, Yoram Hadar, u dënua me 50 euro, ndërsa kapiteni i “verdhezinjve”, Arti Hajdari, me 200 euro, ashtu si edhe Jalen Tate.

/Shqip.com