Lajme Botë

FBI zbarkon në banesën e Mike Pence në Indiana

Mike Pence, ish-zëvendëspresidenti amerikan
Mike Pence, ish-zëvendëspresidenti amerikan

FBI ka kryer kontrolle në banesën e ish-zëvendëspresidentit amerikan, Mike Pence, në Indiana për dokumente të klasifikuara.

Ky kontroll i FBI-së në shtëpinë e Pence ndryshon nga kontrolli i kryer në rezidencën e Trump në Mar-a-Lago vitin e kaluar.

Ndryshe nga Trump, Pence ua dorëzoi zyrtarëve federalë dokumentet e klasifikuara të gjetura në shtëpinë e tij në muajin janar.

Gjatë asaj kohe, Pence pranoi zbulimin e dokumenteve të klasifikuara, duke marrë përgjegjësinë e plotë, shkruan “The Guardian”.

/Shqip.com