Sport Shqiptar

Fazliu një fitore larg medaljes, kualifikohet në gjysmëfinale

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu është kualifikuar në gjysmëfinale të kampionatit Evropian U23.

Fazliu pa problem e kaloi në çerekfinale italianen Flavia Favorini dhe tani do të kërkojë një vend në podium.

Në gjysmëfinale, Xhudistja kosovare do të përballet me hungarezen, Brigitta Varga.

Për të arritur deri këtu, ajo fitoi dy gara përballë Vasilausaites dhe Favorinin, derisa raundin e parë e kaloi pa luftë.

Në garë është edhe Erza Muminoviq, e cila është kualifikuar në çerekfinale.

/Shqip.com