Sport Shqiptar

Fazliu ndalet në raundin e parë

Laura Fazliu

Xhudistia kosovare, Laura Fazliu është ndalur në raundin e parë të Grand Prix të xhudos që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.

Xhudistija, e cila garon në kategorinë deri në 63 kilogram, u ndal nga nga Republika Dominikane, Ariela Sanchez.

Ajo arriti që garën ta fitoj me Ippon.

Kujtojmë që Fazliu arriti të fitojë medalje të artë në Lojërat mesdhetare Oran 2022, derisa edhe në Zagreb synonte medalje.

Lexo edhe:
Laura Fazliu i siguron Kosovës edhe një medalje të artë

Në këto gara morën pjesë Distria Krasniqi dhe Flaka Loxha.

Loxha u ndal në raundin e dytë, kurse Krasniqi morri një tjetër medalje.

Lexo edhe:
Krasniqi ndalet në finale, fiton medaljen e argjendtë

Kampionia Olimpike arriti që të fitojë medaljen e argjendtë, për të kjo ishte medalja e dyta brenda një muaji, pasi fitoi të artën në Lojërat Mesdhetare./Shqip.com