Fazliu fiton medaljen e parë evropiane, por mposhtet në finale

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka arritur të fitojë medalje të bronztë në kampionatin evropian që po mbahet në Bullgari.
Për 21-vjeçaren kjo është medalja e parë në karrierën e saj në kuadër të kampionatit Evropian.
Ajo në finale u mposht me Ippon nga xhudistja e Britanisë së Madhe, Gemma Howell, në kategorinë deri në 63 kilogram.
Në këtë evropian si trajnerë ka debutuar edhe ish xhudistja olimpike, Majlinda Kelmendi, që e ndihmoi Fazliun ta fitoj medaljen e parë.

Ajo në gjysmëfinale mposhti me Ippon, spanjollen Cristina Cabana Perez.
Derisa xhudistja kosovare në tri raundet e para mposhti, Renata Czezachova, Lucy Renshall dhe Kerem Primo.
Akil Gjakova, i cili po ashtu ka garuar të shtunën u mposhtë në përballjen e dytë, derisa raoundin e parë e kaloi pa luftë.

Kujtojmë që kjo është medalja e dytë për Kosovën në këtë kampionat, pasi të premten Distria Krasniqi arriti ta rrëmbej medaljen e argjend./Shqip.com
