Lajme Botë

Fauci: Parashihet të rritet numri i të infektuarve me COVID-19, nuk kursehen as të vaksinuarit

Anthony Fauci - Imunologu amerikan

Derisa dimri po afrohet, numri i rasteve me Coronavirus parashihet të rritet përsëri.

Kështu tha këshilltari kryesor mjekësor i Shtëpisë së Bardhë, Anthony Fauci.

Fauci paralajmëron se dobësimi i efektit të vaksinës në kombinim me variation Delta, do të çojë në “goditje të dyfishtë”. Nga kjo goditje nuk do të kursehen as të vaksinuarit ndaj COVID-19, shkruan ABC News, transmeton Shqip.com.

“Është paska shqetësusese nëse e mbani nivelin e dinamikës së virusit në komunitet në nivel të lartë. Padyshim se më të prekurit do të jenë personat që nuk janë vaksinuar kundër COVID-19, por, përhapja e shpejtë e Delta-s, mund të ndikojë negativisht edhe tek personat e vaksinuar. Pra, është një goditje e dyfishtë”, tha Fauci në një intervistë të transmetuar në Samitin STAT 2021.

Varianti Delta – Coronavirus

Parashikimi i tij, përputhet me paralajmërimet e ekspertëve të shëndetësisë, të cilët thonë se Delta është duke u përhapur me shpejtësi të madhe.

Sipas ekspertëve të shëndetësisë, festat po afrojnë dhe njerëzit do të kalojnë më shumë kohë të mbyllur në shtëpitë e tyre në të cilat zhvillojnë tubime familjare, e këto tubime mund të jenë shkaku kryesor i rritjes së numrit të të infektuarve./Shqip.com