Lajme

Faton Peci zhvillon takim me Totaj, komuna thotë se është hera e parë që një ministër nga Qeveria viziton Prizrenin

Faton Peci është ministri i parë nga Qeveria e Kosovës që ka vizituar Komunën e Prizrenit që prej kohës kur në krye të saj është Shaqir Totaj.

Kështu është bërë e ditur përmes një postimi nga faqja zyrtare e Komunës së Prizrenit

“Është hera e parë që një Ministër e ka vizituar Shtëpinë e Bardhë, prej se z. Shaqir Totaj ka marrë mandatin e Kryetarit të Prizrenit. Totaj, priti sot Ministrin e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, me të cilin biseduan për zhvillimin e bujqësisë në Prizren si dhe për tërheqjen e investitorëve të huaj në qytetin tone” thuhet në njoftimin e Komunës së Prizrenit.

Mirpo ky postim nga Komuna është kundërshtuar shumë nga komentues të cilët kanë shprehur indinjatën e tyre duke thënë se vizita e Pecit nuk është e para për një ministër nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Foto nga Takimi

Po ashtu është bërë e ditur se Peci në emër të Qeverisë e të Ministrisë që ai drejton, është i interesuar ta shfrytëzoj potencialin zhvillimor të Prizrenit dhe se për shkak të sigurisë së ushqimeve, kjo duhet bërë në partneritet me Qeverinë Lokale.

Bashkë me Ministrin Peci, Kryetari Totaj, u zotua se përkrahja e fermerëve nuk do të mungoj

është thënë më tutje në njoftimin e Komunës së Prizrenit./Shqip.com