Lajme

Faton Peci: Fëmijët e mi po bullizohen në shkollë për shkak të mbiemrit

Faton Peci

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka thënë se fëmijët e tij janë duke u bullizuar në shkollë.

Kjo sipas tij, ka ndodhur pas disa raportimeve mediale në lidhje me mbiemrin Peci.

Peci tha se stigmatizimi i fëmijëve të tij në shkollë është gjëja që e ka prekur atë më së shumti.

“Më ka preokupu edhe që dy fëmijët e mij në shkollë kanë filluar të stigmatizohen për shkak se kujt janë dhe çfarë mbiemri mbajnë. Kjo është pjesa që më ka prek.  Ky raportim medial i shtyjnë shokët e shoqet e fëmijëve të mij t’i përqeshin fëmijët e mi”, tha Peci në K10.

Tutje ai tregoi se nga e ka prejardhjen mbiemri i tij, e duke shtuar se mbiemri më i përdorur në Mitrovicë është mbiemri Peci.

“Mbiemri Peci është pjesë e nënfisit Shalë. Mbiemëri më i përdor në Mitrovicë është mbiemri Peci. Mbiemri Peci përfaqëson një rajon të tërë, këtë rast përfaqëson tri fshatëra, Boletinin Zhzhën dhe Rahovën. Realisht Pec ka qenë edhe Isa Boletini, Ahmet Selaci, e Ukshin Kovaçica, për me bo me dije se njerëzit që e mbajnë këtë mbiemër janë tepër krenarë”, tha Peci.

Ai tha se kjo qasje e tillë është seksiste dhe bullizuese./SHQIP.com