Lajme

Faton Klinaku: Nesër do të marrim pjesë në takim me Kurtin, kërkojmë rishikimin e projektligjit

Ushtruesi i Detyrës së kryetarit të OVL të UÇK-së, Faton Klinak
Ushtruesi i Detyrës së kryetarit të OVL të UÇK-së, Faton Klinak

Sot gjatë ditës, veteranët kanë protestuar para Kuvendit të Kosovës. Gjatë zhvillimit të protestës së veteranëve, kryeministri Kurti ka thënë se nesër nuk do të shkojë në Prespë por që do të takohet me veteranët.

Në letrën e dërguar nga Kurti për OVL-në thuhet se takimi pritet të zhvillohet në ora 09:00.

Shqip.com ka kontaktuar Faton Klinakun për të marrë një qëndrim nëse do të marrin pjesë nesër në takim me Kurtin.

Klinaku ka thënë se ata do të marrin pjesë nesër në takim me Kurtin dhe se kërkesa kryesore e tyre është rishikimi i projektligjit për pagën minimale.

“Po do të marrim pjesë në takim, do të kërkojmë të rishikohet projektligji për pagën minimale” ka thënë Klinaku për Shqip.com

Protesta e sotme ka përfunduar pa ndonjë ekses dhe pa ndonjë telashe./Shqip.com