Lajme

Faton Bislimi dorëhiqet nga kryesia e LDK-së

Faton Bislimi

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Faton Bislimi sot ka dhënë dorëheqje nga kryesia e kësaj partie.

Këtë e bëri të ditur Bislimi përmes një letër dorëheqje që ia ka dërguar kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Bislimi në letrën e tij të dorëheqjes ka shkruar se vendimi nuk ishte i lehtë, por siç tha ai një nga arsyet e dorëheqjes nga kryesia e LDK-së është përpjekja perfide për të forcuar pozitën personale dhe jo të partisë.

Ai po ashtu ka thënë se LDK-së nuk do t’i ndahet si dhe rugovizmi është fanari i tij.

/Shqip.com