Kulturë

Fatmir Toçi boton librin “Arbëreshët midis realitetit dhe mitit”

U organizua në Lezhë nga Biblioteka “Gjergj Fishta”, Bashkia Lezhë dhe Shtëpia Botuese “Toena” aktiviteti me në qendër prezantimin e veprimtarisë së Shtëpisë Botuese “Toena” me një aktivitet 30 vjeçar në fushën e botimeve, si dhe promovimin e veprës monografike “Arbëreshët midis realitetit dhe mitit” i autorit Fatmir Toçi, me pjesëmarrjen e Drejtorit të Kulturës, Renaldo Xhanej, historianëve, studiuesve, personaliteteve të letrave, si dhe shumë dashamirësve të librit dhe autorit.

Botuesja Irena Toçi prezantoi punën 30 vjeçare të Shtëpisë botuese “Toena”, si dhe raportin mes librit dhe lexuesit.

Profesor Rami Memushi në fjalën e tij  theksoi: “E bën librin interesant fakti që autori çdo gjë e shkruan e ka parë me sytë e tij”.

Libri ka të dhëna për jetën ekonomik, kulturore e religjioze të arbëresheve. Është e gjitha një panoramë e botës arbëreshe.

Sipas historianit Paulin Zefi, vepra e Fatmir Toçit ka të veçantë se flitet për arbëreshët që jetojnë në Sardenje, Piemonte, Lombardi, ndryshe nga shumë vepra të tjera që flasin pothuajse gjithmonë për Arbëreshet e Jugut.

Ka një gjuhë të qartë e të kuptueshme në vepër çka e bën veprën më interesante.

Historiani Zefi thekson se kjo është vepra me e plotë për Arbëreshët.

Ky është një libër- bibliotekë bazuar në bibliografinë e tij, i cili kërkon lexim të vemëndshëm- thotë studiuesi Ernest Marku

Autori është treguar shumë konciz dhe kjo na bën ta lexojmë librin e t’i kthehemi disa herë.

Arbëreshët kanë ruajtur gjuhën dhe fenë dhe mund të themi pa frikë kemi prejardhje të përbashkët.

Në fjalën e tij përshëndetëse autori i lobrit, Fatmir Toçi, falënderoi pjesëmarrësit, organizatorët, Bibliotekën “Gjergj Fishta” dhe Bashkinë Lezhë.

Në këtë vepër historia vjen me afër lexuesit me rrëfimin rreth arbëreshëve dhe kulturës së tyre.

Ky libër është tërësisht i bazuar në bazë të burimeve arkivore.

Kudo ku kanë vajtur arbëreshet kanë lenë gjurmët e tyre në histori, kulturë, arkitekturë e kudo.

Në fund të aktivitetit drejtori i Bibliotekës, Albert Çuko, falënderoi  autorin Fatmir Toçi që zgjodhi Lezhën për promovimin e librit të tij.

Aktiviteti u përshëndet me një poezi të Leonardo De Martino nga Kole Kunora, si dhe një pjesë me violinë nga i talentuari Roel Baçova.

/Shqip.com