Fatjon Kuqari nxjerr zbuluar Atdheun: Ky mund të bjerë në dashuri edhe duke folur me një vajzë

Fatjon Kuqari dhe Atdhe Xharavina kanë qenë shumë të përfolur kohëve të fundit.
Kjo pasi dyshja kanë qenë pjesë e aventurës me të re “Kepi i Tundimeve”, ku kanë jetuar së bashku në një vile.
Së fundi dyshja kanë qenë të ftuar në ‘Ftesë në 5’ kanë zbuluar shumë gjëra për njëri-tjetrin.

Madje Fatjoni ka thënë se Atdheu dashurohet shumë lehtë, madje edhe qan.
“Atdheu bie shumë shpejt në dashuri. Sa e njeh një vajza thotë se ka rënë në dashuri. “Po prit një herë”- i them. Nëse e sheh në Instagram atë muhabet ka. Nxjerr një herë në dy ditë këngë dashurie. Ose bën romane gjoja që e kanë zhgënjyer, heq foton, mbyll Instagramin, hap Instagramin. Është shumë i dhembsur por nuk shprehet. Për herë të fundit ka qarë në fundjavë kur po ktheheshim nga jugu por nuk e di arsyen. Ky mund të bjerë në dashuri edhe duke folur me një vajzë”, ka thënë ai.
Ndryshe, dyshja kanë deklaruar se të dy janë single./SHQIP.com