Rozë

Fation Kuqari reagon ashpër pas rastit të Luizit

Fation Kuqari

Banori i shtëpisë së Big Brother VIP Albania, Luizi ka tronditur me rrëfimin e tij se po vuante nga një sëmundje.

Ndërkaq, më pas ai tha se nuk ka asnjë sëmundje, por kishte rrëfyer historinë e shokut të tij.

Ai u dërgua nga produksioni për të kryer analizat dhe pas dy ore rezultuan se ai ka shëndet të plotë.

Pas kësaj banorët filluan me akuza ndaj tij duke ia kthyer shpinën, por publiku jashtë vazhdon ta mbështesë, por jo vetëm pasi nga ta ka edhe shumë figura publike.

Luizi

Pas Xhensila Murtezaj dhe Einxhelit tashmë ka reaguar edhe Fation Kuqari, madje duke u treguar shumë i ashpër.

“Veç turp për të gjithë ju që bënit sikurse ishit të prekur kur tha se ai ishte I sëmur dhe kur tash doli që ai është “mirë” u kthyet në armik të popullit. Turp sidomos për ata që janë aty, viktimat e shekullit që nuk e meritojnë fare të jenë aty”, ka shkruar ai.

/Shqip.com