Rozë

Fation Kuqari befason me reagimin e tij pasi që Bora dhe Donaldi pajtohen

Fation Kuqari dhe Bora Zemani

Mbrëmë në spektaklin e pestë të “Big Brother Albania VIP” ka qenë e ftuar moderatorja, Bora Zemani e cila zhvilloi dy takime me banorët, njërin me Semin dhe tjetrin me ish të dashurinë e saj, Donald Veshaj.

Vizita e saj u bë për të shuar njëherë e mirë zërat që se mes Donaldit dhe shoqes së saj të ngushtë, Semit ka një raport më shumë se sa shoqëror.

Takimi i Borës dhe Donaldit mori vëmendje të madhe në rrjete sociale, e që ky i fundit pas shumë emocioneve i rrëmbeu edhe një puthje.

Bora tani ka filluar që t’i postoj video e ndara nga ndjekësit, por ajo që ka rënë në sy është video e ish-konkurrentit të “Për’puthen”, Fation Kuqari.

“Keni lindur për të qenë bashkë dhe mirë bëtë që u puthet se morën disa mësime të tjerët”, ka shkruar ai.

Ndërsa, këngëtari Yll Limani, ka përshëndetur mëngjesin e sotëm, moderatorët e njohur shqiptarë Bora Zemanin dhe Donald Veshaj.

E gjithë kjo pasi që çifti janë bashkuar pas disa muaj që janë ndarë pas një lidhje tre vjeçare./SHQIP.com